Dr.Konopka's Herbal hair oil n37 30ml

Code: 9263E

13.13 € 9.19 €

Vaji organik i certifikuar per floket nga Dr. Konopka lufton problemin e zbokthit, qeteson skalpin e ndjeshem dhe iu fal flokeve shendet.


Dr.Konopka's Herbal hair oil n37,  Vaj Herbal për Flokët .

Dyqani i vogël i barërave i Doktor Konopka mund t’ju vijë në ndihmë për çdo rast.  Nga brezi në brez, familja e Doktor Konopka ka mbledhur me kujdes dhe ka trashëguar recetat e balsameve rigjallërues dhe kremërave dhe pomadave  krijuar nga barërat me veti shëruese, dhe i transmeton këto receta nga brezi në brez.

 

Vaj Herbal Organik për Flokët nga Dr. Konopka Nr. 37

Baza: Ekstrakte dhe vajëra natyrore dhe organike: manat e verdha, pema e çajit dhe aragani.

Vaji organik i certifikuar për flokët nga Dr. Konopka lufton problemin e zbokthit, qetëson skalpin e ndjeshëm dhe iu fal flokëve shëndet.

* Vaji antibakterial i pemës së çajit trajton problemin e zbokthit.

* Vaji i ullirit ndalon tharjen dhe plasaritjen e lëkurës së skalpit.

* Ekstrakti i Calendula rregullon fuksionimin e gjendrave yndyrore dhe parandalon irritimet në lëkurë.

* Vaji i farave të manave është i pasur me vitaminën E dhe ka veti anti-inflamatore. 

* Ekstrakti i manave të detit tonifikojnë lëkurën dhe flokët.

* Rozmarina parandalon plasaritjet në lëkurë dhe ju fal gjallëri dhe shkëlqim flokëve.

* Ekstrakti Arnica përmirëson strukturën e flokëve.

* Vaji Argan rigjeneron flokët dhe skalpin.

* Vaji Jojoba parandalon formimin e zbokthit dhe forcon rrënjët e flokëve.

* Primula vulgaris e mbrëmjes forcon dhe ushqen flokët dhe redukton këputjen e flokëve. 

Udhëzimet e përdorimit: Fërkoni rrënjët e flokëve duke përdorur një sasi të vogël vaji, mbështillni flokët me një peshqir. Mbajeni vajin në flokë për 15-20 minuta dhe më pas lajini flokët me shampo.

Përbërësit: Olea Europaea Fruit Oil*, Helianthus Annuus Hybrid Oil*, Melaleuca Alternifolia Leaf Oil*,Argania Spinosa Kernel Oil*, Macadamia Ternifolia Seed Oil*, Simmondsia Chinensis Seed Oil*,Rubus Idaeus Seed Oil*, Oenothera Biennis Oil*, Rosmarinus Officinalis Leaf Oil*, Helianthus Annuus Seed Oil*, Calendula Officinalis Flower Extract*, Rubus Chamaemorus Fruit Extract*,Arnica Montana Flower Extract*, Tocopherol, Linalool, Limonene

(*) – përbërës organikë

(*) – nga produkte bujqësore organike

Shoqëria Vegan

Kërkesat për kozmetikën e certifikuar:

 

 

  1. Ndalimi i përdorimit të çfarëdo produkti apo përbërësi nga origjina e kafshëve për prodhimin e produktit kozmetik. Në përbërjen kozmetike nuk duhet të përfshihet as qumështi dhe as mjalti.
  2. Papranueshmëria e kryerjes së eksperimenteve në kafshët gjatë testimit të produkteve kozmetike ose përbërësve të tyre si pasojë e nismës së prodhuesit, nën përgjegjësinë e tij, apo personave të tjerë nën kontrollin e prodhuesit.
  3. Nuk lejohet përdorimi i çfarëdo lloj produktesh me OMGJ të cilat përmbajnë genet e kafshëve.

 Përbërësit aktivë:

Vaji i Frutit Olea Europaea
Është një antioksidant i fuqishëm, i pasur me vitaminat E dhe A, dhe zgjat rininë dhe elasticitetin e lëkurës. gjithshtu vaji përmban yndyra mono të pangopura dhe vonon në kohë formimin e rrudhave. Vaji i ullirit zbut lëkurën, parandalon pasaritjen e lëkurës, lufton shenjat në lëkurë dhe stimulon zhdukjen e celulitit. Vaji i ullirit vepron kundër formimit të shtresave në thonjtë e butë dhe majërave të djegura dhe ushqen dhe forcon rrënjët e flokëve

Vaj nga Gjethja e Melaleuca Alternifolia
Redukton shfaqjen e akneve, lufton inflamacionet dhe problemet e lëkurës, pastron poret dhe parandalon formimin e shenjave në lëkurë, që shkaktohen nga aknet. Mbron ndaj formimit të mykut të thonjve dhe eleminon erën e djersës. Lufton prodhimin e tepërt të ydndyrës, gjë që e bën këtë përbërës të domosdoshëm për lëkurën e yndyrshme dhe lëkurën e përzier. Ndihmon edhe ndaj problemit të zbokthit. Riparon rrënjët e flokëve, parandalon rënien e flokëve dhe përshpejton shërimin e plagëve.

Vaj nga ArganiaSpinosa
Hidraton dhe ushqen ndjeshëm flokët dhe skalpin. Flokët kanë shkëlqim dhe lëkura nuk irritohet.


Vaj nga farat e SimmondsiaChinensis
Lëkura hidratohet dhe zbutet ndjeshëm dhe formon në sipërfaqe një zonë lipide mbrojtëse gjysëm të depërtueshme. Është një vaj shumë efektiv në përmbajtjen e produkteve të flokëve sepse vaji ushqen skalpin dhe flokët bëhen të butë dhe të bindur.

Vaj nga farat e RubusIdaeus
Vetitë antioksidante vijnë nga përqëndrimi i lartë i vitaminës E në formën e alfa- Tokoferol E306 and gama-tokoferol E308. Këto janë format më aktive të vitaminës E. Vaji ka veti të theksuara zbutëse dhe hidratuese dhe rigjeneron ndjeshëm lëkurën.

Vaj OenotheraBiennis Oil
Hidraton aktivisht, stimulon zbutjen e lëkurës, qetëson irritimet dhe ngadalëson plakjen e lëkurës.

Vaj nga Gjethja e Rosmarinus Officinalis
Prodhohet nga distilimi në avull i pjesës së sipërme të bimës. Aroma është e fortë dhe e ngrohtë dhe largon lodhjen dhe ju faq qrtësi mendimi. Ka efekte të ndjeshme antiseptike, përshpejton furnizimin me gjak dhe tonifikon lëkurën.

Ekstrakti i Lules Calendula Officinalis
Ekstrakti i Calendula ka veti anti-inflamatore dhe shëruese për plagë të lehta. Ai qetëson dhe riparon lëkurën e irrituar. Është perfekt për lëkurë të ndjeshme.

Ekstrakti i Frutit të RubusChamaemorus
I pasur me vitaminën C, ushqen dhe freskon lëkurën dhe flokët. Lëkura mbrohet nga ndikimi i dëmshëm i temperaturave të larta dhe të ulëta dhe rikthehet në gjendje të mirë. Ekstrakti është i përshtatshëm edhe për lëkurë të thatë, edhe për lëkurë të ndjeshme, sepse acidet yndyrore jo vetëm hidratojnë lëkurën, por edhe ndihmojnë në riparimin e shtresës mbrojtëse, ndërkohë që menjëherë largojnë ndjesinë e lëkurës të tendosur. Vitamina E, firosterolet dhe karotenoidet ngadalësojnë procesin e plakjes të lëkurës, ndërkohë që e mbrojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme.

Ekstrakt nga Lulja e Arnica Montana
Arnica është një pengues i melaninës dhe një nga stimuluesit më të mirë të mikroqarkullimit. Eleminon rrathët e zinj dhe fryrjen poshtë syve.  Ka aftësi shëruese dhe anti-inflamatore.

 Vëllimi  30ml .52



Relative products

Stay in touch

Secured payments

© Copyright 2021 - NATURA SIBERICA GREECE. All rights reserved.
Designed and developed by NetApps Ltd