Dr.Konopka's Herbal hair oil n28 ,Vaj Bimor per Floket nr. 28, 30ml.

Code: 9270E

12.81 € 8.97 €

Ky vaj organik i certifikuar per forcimin e flokeve i krijuar nga receta e Doktor Konopka ndihmon ne forcimin e rrenjeve dhe strukures se flokeve, dhe ju fal flokeve shkelqim dhe shendet. vaji ushqen dhe hidraton floket, i ben te forte dhe te dendur dhe redukton renien e flokeve.


Dr.Konopka's Herbal hair oil n28 ,Vaj Bimor për Flokët nr. 28.

 

Dyqani i vogël i barërave i Doktor Konopka mund t’ju vijë në ndihmë për çdo rast.  Nga brezi në brez, familja e Doktor Konopka ka mbledhur me kujdes dhe ka trashëguar recetat e balsameve rigjallërues dhe kremërave dhe pomadave  krijuar nga barërat me veti shëruese, dhe i transmeton këto receta nga brezi në brez.

 

Vaj Bimor për Flokët nr. 28 nga Dr.Konopka, për skalp të ndjeshëm .

Baza: Ekstrakte dhe Vajëra Natyrorë dhe Organikë: Kedër Siberian dhe Bajame e Ëmbël.

 

Ky vaj organik i certifikuar për forcimin e flokëve i krijuar nga receta e Doktor Konopka ndihmon në forcimin e rrënjëve dhe strukurës së flokëve, dhe ju fal flokëve shkëlqim dhe shëndet. vaji ushqen dhe hidraton flokët, i bën të fortë dhe të dendur dhe redukton rënien e flokëve. 

* Xhenseni forcon rrënjët e flokëve dhe rregullon flokët e dëmtuar


* Mështekna i bën flokët me shkëlqim, të butë dhe të shëndetshëm


* Vaji i arganit i bën flokët të fortë dhe elastikë


* Macadamia riparon flokët e dëmtuar dhe të thatë


* Jojoba përmirëson strukturën e flokëve, i bën flokët të butë dhe me shkëlqim


* Cymbopogon rifreskon dhe forcon rrënjën e flokëve


* Vaji i arganit trajton rënien dhe këputjen e flokëve


* Vaji i ullirit riparon flokët në gjithë gjatësinë dhe i rikthen flokëve gjallërinë e tyre


* Bajamja e ëmbël stimulon rritjen e flokëve dhe i bën flokët elastikë dhe me shkëlqim


* Borage i bën flokët të duken edhe më të bukur
  

Udhëzimet e përdorimit: Vendoseni vajin në skalp dhe fërkoni lëkurën me lëvizje të lehta masazhuese. Shpërndajeni vajin me një krehër gjatë gjithë gjatësisë të flokëve. Për të maksimizuar efektin stimulues të këtij produkti, rekmandohet që ta mbani vajin në kokë për 20-30 minuta, duke përdorur një peshqir ose një kapele. Më pas, lani flokët me shampo. Përdoreni produktin 2-3 herë në javë.

Përbërësit: Helianthus Annuus Hybrid Oil*, Olea Europaea Fruit Oil*, Macadamia Ternifolia Seed Oil*, Argania Spinosa Kernel Oil*, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil*, Citrus Limon Peel Oil*, Cymbopogon Citratus Leaf Oil*, Borago Officinalis Seed Oil*, Simmondsia Chinensis Seed Oil*, Prunus Amygdalus Dulcis Oil*, Oenothera Biennis Oil*, Betula Alba Leaf Extract*, Helianthus Annuus Seed Oil, Panax Ginseng Root Extract*, Pinus Sibirica Seed Oil*, Tocopherol, Linalool, Limonene, Citral, Geraniol, Citronellol, Eugenol

 

 (*)  nga produkte bujqësore organike

 

Shoqëria Vegan

Kërkesat për kozmetikën e certifikuar:

  1. Ndalimi i përdorimit të çfarëdo produkti apo përbërësi nga origjina e kafshëve për prodhimin e produktit kozmetik. Në përbërjen kozmetike nuk duhet të përfshihet as qumështi dhe as mjalti.
  2. Papranueshmëria e kryerjes së eksperimenteve në kafshët gjatë testimit të produkteve kozmetike ose përbërësve të tyre si pasojë e nismës së prodhuesit, nën përgjegjësinë e tij, apo personave të tjerë nën kontrollin e prodhuesit.
  3. Nuk lejohet përdorimi i çfarëdo lloj produktesh me OMGJ të cilat përmbajnë genet e kafshëve.

 

Përbërësit Aktivë:

Vaji i Frutit Olea Europaea
Është një antioksidant i fuqishëm, i pasur me vitaminat E dhe A, dhe zgjat rininë dhe elasticitetin e lëkurës. gjithshtu vaji përmban yndyrna mono të pangopura dhe ngadalëson formimin e rrudhave. Vaji i ullirit zbut lëkurën, parandalon plasaritjen e lëkurës, lufton shenjat në lëkurë dhe stimulon zhdukjen e celulitit. Vaji i ullirit vepron kundër formimit të shtresave në thonjtë e butë dhe majërave të djegura dhe ushqen dhe forcon rrënjët e flokëve.   

Vaj nga farat e Macadamia Ternifolia
Ky vaj ka veti unike hidratuese: shtresa lipide mbrojtëse e lëkurës do të përmirësohet, vaji arrin të depërtojë thellë në indet e lëkurës dhe ekuilibron nivelin e hidratimit në brendësi të qelizës. Vaji përmban fitosterole që reduktojnë shenjat e çngjyrosjes. Gjithashtu eleminohen edhe skuqjet e lëkurës dhe ngjyra normalizohet. Vaji lufton irritimet e lëkurës, veçanërisht në lëkurën e bebeve. Vaji trajton gjithashtu djegiet nga rrezet e diellit si dhe lëkurën e rrudhur si pasojë e motit dhe trajton morthin në lëkurë. Pas përdorimit të vajit, flokët forcohen dhe hidratohen dhe struktura e tyre është më e njëtrajtshme. Vaji ofron trajtim dhe ushqim për flokët e dëmtuar nga lyerja, dekolorimi dhe permananti.

Vaj nga ArganiaSpinosa
Hidraton dhe ushqen ndjeshëm flokët dhe skalpin. Flokët kanë shkëlqim dhe lëkura nuk irritohet.

Vaj nga farat e SimmondsiaChinensis
Lëkura hidratohet dhe zbutet ndjeshëm dhe formon në sipërfaqe një zonë lipide mbrojtëse gjysëm të depërtueshme. Është një vaj shumë efektiv në përmbajtjen e produkteve të flokëve sepse ushqen skalpin dhe flokët bëhen të butë dhe të bindur.

Vaj nga Prunus AmygdalusDulcis
I pasuruar me bioflavonoide që ngadalësojnë procesin e plakjes së qelizave, ky vaj stimulon efektet tonifikuese, forcon indet e kolagjenit, largon rrudhat dhe rigjallëron lëkurën e lodhur dhe të varur. Për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit oleik, vaji përthithet lehtë dhe shpejt nga lëkura, ndërkohë që lëkura ushqehet dhe zbutet. Vaji gjithashtu kuron lëkurën e ashpër dhe të plasur. Është një përbërës shumë i mirë për të forcuar rrënjën e flokëve, për të stimuluar rritjen e flokëve dhe për t’i falur flokëve shkëlqim dhe elasticitet. Gjithashtu vaji forcon edhe qepikët dhe i bën ata shumë të butë. 

Ekstrakt nga Gjethja e Betula

Ka përqëndrim të lartë të vitaminave В1, В2, А, С dhe Е, që shërbejnë si antioksidantë. Ekstrakti hidraton ndjeshëm lëkurën. Në produktet për përkujdesjen e flokëve përdoret për të reduktuar rënien e flokëve, dhe si një përbërës ndihmës për trajtimin e zbokthit

Ekstrakt nga Rrënja e Xhensenit Panax

Lufton rrënjët duke stimuluar sintezën e kolagjenit të ri, ndërkohë që nuk lejon çorganizimin e indeve të vjetra të kolagjenit. Ekzistojnë edhe disa studime in vitro që tregojnë se xhenseni mund të stimulojë prodhimin e kolagjenit. Xhenseni ka veti të ndjeshme rigjeneruese dhe mund të sigurojë një metabolizëm të plotë në qelizë si dhe në ekuilibrin e energjisë në qelizat e lëkurës.

Vëllimi  30ml.



Relative products

Stay in touch

Secured payments

© Copyright 2021 - NATURA SIBERICA GREECE. All rights reserved.
Designed and developed by NetApps Ltd