Copenhagen Arctic rose shampoo , Shampo Riparuese për Flokë të Thatë ose të Dëmtuar.
Kjo shampo riparuese pastron në mënyrë delikate flokët e thatë dhe të dëmtuar dhe ju rikthen atyre shëndetin dhe shkëlqimin natyror. Trëndafili bën hidratimin e flokëve, dhe i bën edhe më të lëmuar dhe më të lehtë për t’u krehur dhe stiluar. Mana e kuqe e Arktikut i ushqen flokët me vitamina dhe aminoacide që ushqejnë dhe riparojnë strukturën e flokëve. Pantenoli D forcon rrënjët e flokëve. Proteina orizore e hidrolizuar është e pasur me aminoacide, vitaminat B, E, PP, K dhe ndihmon në mbrojtjen e flokëve nga këputja dhe nga majërat e djegura. Barërat e ishujve Faroe përmbajnë vitaminat A, B1, B2, B6, B12, C, E dhe mikroelementë dhe jod, dhe përmirësojnë shëndetin e flokut në të gjithë gjatësinë dhe i falin shkëlqim të natyrshëm. Barërat e egra siberiane përmbajnë vitamina, saponina, fitoncide dhe tanina, tërësia e të cilave bën që flokët të ushqehen dhe të ruajnë hidratimin në të gjithë gjatësinë e tyre, duke qenë gjithmonë të lëmuar dhe të mëndafshtë.
Udhëzimet e përdorimit: Vendoseni shampon në floëtë lagur, masazhoni flokët sa të shkumosen dhe më pas shpëlani flokët me ujë të ngrohtë të bollshëm. Përsëriteni procesin nëse është e nevojshme.
Përbërësit: Aqua, Sodium Coco-Sulfate, Lauryl Glucoside, Cocamidopropyl Betaine, Panthenol, Alaria Esculenta Extract**, Hydrolyzed Rice Protein, Rosa Damascena Flower Water*, Rubus Arcticus Fruit Extract, Rhodiola Rosea Root ExtractWH, Pinus Pumila Needle ExtractWH, Cetraria Nivalis ExtractWH, Sorbus Sibirica ExtractWH, Juniperus Sibirica Needle ExtractWH, Hesperis Sibirica ExtractWH, Agrostis Sibirica ExtractWH, Stearyl Citrate, Coco-Glucoside, Glyceryl Oleate, Sodium Chloride, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Citric Acid, Benzyl Alcohol, Dehydroacetic Acid, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Parfum, Citronellol, CI 14720.
(*) – Nga produkte bujqësore organike
(WH) – Ekstrakte organike nga bimë të egra siberiane
(**) – Alga deti të egra nga ishujt Faroe
Vëllimi 400 ml .