Copenhagen Wild juniper body scrub , Skrab me efekte riparuese.
Skrabi i trupit nga dëllinja e egër e pastron lëkurën, e bën të lëmuar dhe i fal lëkurës një ndjesi të qëndrueshme pastërtie dhe freskie. Dëllinja përmban një sasi të lartë fitoncidesh dhe taninash, të cilat kanë efekt ripërtëritës, ushqejnë dhe njomin lëkurën, duke e bërë më të shëndetshme dhe më të bukur. Barërat e egra siberiane përmbajnë vitamina, saponina, fitoncide dhe tanina ofrojnë një efekt qetësues, duke bërë që lëkura të jetë gjithmonë e lëmuar dhe e mëndafshtë. Algat e detit të ishujve Faroe janë të pasura me vitaminat A, B1, B2, B6, B12, C, E, si dhe me mikroelementë dhe me jod, dhe bëjnë të mundur që lëkura të pastrohet në thellësi si dhe të rivendoset ekuilibri optimal i ujit dhe që lëkura të ngopet me minerale. Rezultati është një lëkurë më elastike dhe e tonifikuar.
Udhëzimet e përdorimit: Vendoseni një sasi të vogël skrabi në lëkurën e lagur duke e masazhuar lehtë, më pas bëni shpëlarjen. Përdoreni 1-2 herë në javë.
Përbërësit: Sodium Chloride, Glycerin, ButyrospermumParkii Butter, Cetearyl Alcohol, FragariaVesca Seed, Cocamidopropyl Betaine, Alaria Esculenta Extract**, Vaccinium Uliginosum Berry, JuniperusCommunis Fruit Extract*, RhodiolaRosea Root ExtractWH, Pinus Pumila Needle ExtractWH, CetrariaNivalisExtractWH, SorbusSibiricaExtractWH, JuniperusSibirica Needle ExtractWH, HesperisSibiricaExtractWH, AgrostisSibiricaExtractWH, Parfum, Benzyl Salicylate, Coumarin, Mica, CI 77891, CI 42090, CI 19140.
(*) – Nga produkte bujqësore organike .
(WH) – Ekstrakte organike nga bimë të egra siberiane .
(**) – Alga deti të egra nga ishujt Faroe .
Vëllimi 370 ml.