Copenhagen Caviar de Russie Skrab fytyre per ngadalesimin e plakjes , e pershtatshme per te gjitha llojet e lekures , e pershtatshem per moshat 35-40+ .
Ky pastrues fytyre stimulon procesin e ripërtëritjes së lëkurës, duke e bërë më të lëmuar dhe më të butë në prekje dhe duke i dhënë fytyrës një pamje të freskët dhe me shkëlqim. Ekstrakti i havjarit të zi, i njohur për aftësitë e veçanta ripërtëritëse, është i pasur me proteina, minerale dhe vitamina dhe arrin me sukses të ngadalësojë procesin e plakjes duke aktivizuar ripërtëritjen e lëkurës dhe prodhimin e kolagjenit. Komplekset e acideve AHA largojnë me delikatesë pjesët e grira në sipërfaqe të lëkurës, dhe e bëjnë lëkurën më të butë dhe përmirësojnë tonifikimin dhe elasticitetin njëtrajtësisht në lëkurë. Barërat e egra siberiane përmbajnë vitamina, saponina, fitoncide dhe tanina ofrojnë një efekt qetësues, duke bërë që lëkura të jetë gjithmonë e lëmuar dhe e mëndafshtë. Algat e detit të ishujve Faroe janë të pasura me vitaminat A, B1, B2, B6, B12, C, E, si dhe me mikroelementë dhe me jod, dhe bëjnë të mundur që lëkura të pastrohet në thellësi si dhe të rivendoset ekuilibri optimal i ujit dhe që lëkura të ngopet me minerale. Rezultati është një lëkurë më elastike dhe e tonifikuar.
Udhëzimet e përdorimit: Vendosni një sasi të vogël në lëkurën e lagur të fytyrës, masazhoni butësisht dhe më pas shpëlajeni fytyrën. Për të pasur rezulatate më të mira, përdoreni 1-2 herë në javë.
Përbërësit: Aqua, Cetearyl Alcohol, Glycolic Acid, Octyldodecanol, Glycerin, Cetearyl Glucoside, Glyceryl Stearate, Caprylic/Capric Triglyceride, Pinus Sibirica Shell Powder, Sodium Hydroxide, Panthenol, Tocopheryl Acetate, Hydroxyethylcellulose, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyqua- ternium-37, Citric Acid, Lactic Acid, Caviar Extract, Alaria Esculenta Extract**, RhodiolaRosea Root ExtractWH, SorbusSibiricaExtractWH, JuniperusSibirica Needle ExtractWH, CetrariaNivalisExtractWH, Pinus Sibirica Needle ExtractWH, HesperisSibiricaExtractWH, AgrostisSibiricaExtractWH, Benzyl Alcohol, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Dehydroacetic Acid, Ethylhexylglycerin, Parfum, Butylphenyl Methylpropional.
(*) – Nga produkte bujqësore organike .
(WH) – Ekstrakte organike nga bimë të egra siberiane.
(**) – Alga deti të egra nga ishujt Faroe.
Vëllimi 100 ml.