Falini vetes kenaqesine e SPA brenda shtepise suaj…Provoni Masken Trupore Termike Natura Siberica. Kjo maske jo vetem qe do t’ju rrezoje peshen, por edhe do t’ju ktheje elasticitetin e lekures.
• Barëra Siberiane të egra shumë aktive • Formulë moderne me përmbajtje maksimale të përbërësve botanikë • Produkti NUK përmban: Paraben, SLS, SLES, PEG, Silikon, Bojëra Sintetike, Glikol, Vajëra Minerale
Linja SAUNA & SPA është kijuar veçanërisht për t’u përkujdesur për lëkurën dhe flokët në sauna, ku, për shkak të rritjes të temperaturës, lëkura fillon të “marrë frymë” aktivisht, rritet ndjeshmëria dhe përshkueshmëria, hapen dhe pastrohen poret, dhe metabolizmi stimulohet aktivisht. Përbërësit aktivë natyrorë që ka çdo produkt nga SAUNA & SPA shfaqin tërësisht potencialin e tyre, dhe vajërat esencialë kanë një efekt shtesë nëpërmjet aromaterapisë.Falini vetes kënaqësinë e SPA brenda shtëpisë suaj…Provoni Maskën Trupore Termike Natura Siberica. Kjo maskë jo vetëm që do t’ju rrëzojë peshën, por edhe do t’ju kthejë elasticitetin e lëkurës. Vaji Amaranth përmban acide yndyrore poli-të pangopura, mikroelementë, vitamina, amino-acide – të gjithë së bashku kanë aftësi rigjeneruese të fuqishme. Këta ushqyes e ngopin lëkurën me oksigjen, e mbrojnë nga formimi i radikaleve të lirë, stimulojnë imunitetin, rigjenerojnë strukturën e lëkurës, dhe stimulojnë procesin e rigjenerimit. Argjila vullkanike është shumë e pasur me silica dhe magnez, detoksifikon lëkurën, redukton dukshëm rudhat, qetëson lëkurën, përmirëson elasticitetin dhe pastron lëkurën duke thithur papastërtitë. Ekstrakti i dëllinjës organike përmban resina, acide organike dhe ngjyrues dhe është shumë i pasur me vitaminën C. Të gjithë këta përbërës i rikthejnë strukturën lëkurës dhe e bëjnë më elastike. Ekstrakti i sherebelës organike ka aftësi anti-inflamatore dhe antiseptike dhe e bën lëkurën të bukur dhe të shëndetshme në mënyrë natyrore. Mjalti Altai përmban një sërë kripërash minerale, si dhe vitaminat А, С, Р, Н, Е, К dhe grupi B, të gjithë këta përbërës së bashku lehtësojnë thithjen e lëngjeve nga indet, hidratojnë dhe tonifikojnë lëkurën – duke aktivizuar kështu sintezën e kolagjenit.
Udhëzime për përdorim: Zbatoni në zonat problematike dhe lini 15-20 minuta , gjithashtu mund te përdorni menbrane plastike dhe te mbeshtilleni . Shplauni me ujë të ngrohtë. Aplikoni një deri në tre herë në javë . Për rezultate më të mira, ne rekomandojmë kombinimin e tij me Icy Sugar Body Scrub , Skrab per Trupin Kristale Sheqeri , Per Dobesim .