Copenhagen Tundra Flower , Shampo relaksuese për trupin , 400ml.
Code: 6453E
Kjo shampo delikate për trupin pastron trupin butësisht duke u përkujdesur për lëkurën. Ekstraktet natyrore të luleve të tundrës kanë një efekt qetësues dhe largojnë lodhjen dhe tensionin.
Copenhagen Tundra Flowers shower gel , Shampo relaksuese per trupin.
Kjo shampo delikate për trupin pastron trupin butësisht duke u përkujdesur për lëkurën. Ekstraktet natyrore të luleve të tundrës kanë një efekt qetësues dhe largojnë lodhjen dhe tensionin. Lulet e zambakut përmbajnë acide yndyrore që e bëjnë lëkurën më të zhdërvjellët dhe më elastike, me proteina që e ushqejnë dhe e zbusin lëkurën, duke ju falur një ndjesi të mëndafshtë në trupin tuaj. Lulja e malit Edelvajs është e pasur me tanina dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës. Bimët e egra siberiane përmbajnë vitamina, saponina, fitoncide dhe tanina, të cilat së bashku ofrojnë një efekt qetësues dhe e bëjnë lëkurën më të lëmuar dhe të kadifenjtë. Algat e detit të ishujve Faroe janë të pasura me vitaminat A, B1, B2, B6, B12, C, E, si dhe me mikroelementë dhe me jod, dhe bëjnë të mundur që lëkura të pastrohet në thellësi, të rindërohet ekuilibri optimal i i ujit dhe të ngopet lëkura me minerale. Rezultati është një lëkurë më e tonifikuar dhe më elastike.
Udhëzimet e përdorimit: Vendosni shampon e trupit në një sfungjer dhe fërkoni butësisht trupin tuaj të lagur. Shpëlajeni gjithë trupin me ujë të ngrohtë.