Copenhagen Caviar de Russie , Serum per syte per ngadalesimin e plakjes , per moshat 35-40 + , 30 ml.
Code: 6613E
Ky serum per syte perkujdeset ne menyre delikate per lekuren e syve duke e ushqyer dhe duke e bere lekuren me te tonifikuar, me shprehese dhe të pastër .
Copenhagen Caviar de Russie , Serum per syte per ngadalesimin e plakjes , per moshat 35-40 +.
Ky serum për sytë përkujdeset në mënyrë delikate për lëkurën e syve duke e ushqyer dhe duke e bërë lëkurën më të tonifikuar, më shprehëse dhe të pastër. Ekstrakti i havjarit të zi, i njohur për aftësitë e veçanta ripërtëritëse, është i pasur me proteina, minerale dhe vitamina dhe arrin me sukses të ngadalësojë procesin e plakjes dhe aktivizon proceset e rigjenerimit të lëkurës. Kompleksi Regu®-age rrit nivelin e oksigjenit në indet e lëkurës, pakëson fryrjen rreth kapakëve të syrit dhe redukton rrathët e zinj poshtë syve. Polipeptidet Syn®-ake zbutin lëkurën dhe pakësojnë rrudhat edhe në thellësi. Vitaminat A dhe E e ushqejnë lëkurën duke intensifikuar proceset e ripërtëritjes, dhe i rikthejnë lëkurës tonifikimin dhe elasticitetin. Acidi hialuronik e mban lëkurën të lagësht për një kohë të gjatë dhe nuk e lejon të thahet. Barërat e egra siberiane përmbajnë vitamina, saponina, fitoncide dhe tanina ofrojnë një efekt qetësues, duke bërë që lëkura të jetë gjithmonë e lëmuar dhe e mëndafshtë. Algat e detit të ishujve Faroe janë të pasura me vitaminat A, B1, B2, B6, B12, C, E, si dhe me mikroelementë dhe me jod, dhe bëjnë të mundur që lëkura të pastrohet në thellësi si dhe të rivendoset ekuilibri optimal i ujit dhe që lëkura të ngopet me minerale. Rezultati është një lëkurë më elastike dhe e tonifikuar.
Udhëzimet e përdorimit: Vendoseni një sasi të vogël të serumit në zonën delikate rreth syve dhe kryeni lëvizje të lehta rrethore poshtë, sipër dhe rreth syve derisa të përthithet i gjithë produkti.
(*) – Nga produkte bujqësore organike . (WH) – Ekstrakte organike nga bimë të egra siberiane . (**) – Alga deti të egra nga ishujt Faroe . SYN®-AKE është një markë e DSM REGU®-AGE është një markë e DSM