Copenhagen Caviar de Russie , Maske fytyre per ngadalesimin e plakjes , e pershtatshme per te gjitha llojet e lekures , e pershtatshem per moshat 35-40+ .
Kjo maskë fytyre ju garanton kujdes të veçantë dhe ushqyerje të lëkurës. Përbërësit natyrorë në thelb të formulës rigjenerojnë lëkurën, ngadalësojnë procesin e plakjes dhe i rikthejnë tonifikimin dhe elasticitetin lëkurës. Ekstrakti i havjarit të zi, i njohur për aftësitë e veçanta ripërtëritëse, është i pasur me proteina, minerale dhe vitamina që e ushqejnë lëkurën dhe ngadalësojnë procesin e plakjes duke aktivizuar ripërtëritjen e lëkurës dhe prodhimin e kolagjenit. Kompleksi i polisakarideve e njom lëkurën, redukton humbjen e lagështisë dhe stimulon prodhimin e elastinës, duke i dhënë lëkurës elasticitet dhe butësi. Pantenoli intensifikon procesin e rigjenerimit të lëkurës, duke dhënë rezultate të dukshme në pamjen e lëkurës. Omega-6 ushqen lëkurën dhe i rikthen elasticitetin. Barërat e egra siberiane përmbajnë vitamina, saponina, fitoncide dhe tanina ofrojnë një efekt qetësues, duke bërë që lëkura të jetë gjithmonë e lëmuar dhe e mëndafshtë. Algat e detit të ishujve Faroe janë të pasura me vitaminat A, B1, B2, B6, B12, C, E, si dhe me mikroelementë dhe me jod, dhe bëjnë të mundur që lëkura të pastrohet në thellësi si dhe të rivendoset ekuilibri optimal i ujit dhe që lëkura të ngopet me minerale. Rezultati është një lëkurë më elastike dhe e tonifikuar.
Udhëzimet e përdorimit: Vendoseni maskën butësisht në fytyrën e pastër duke shmangur zonën e syve dhe buzëve. Pas 10-15 minutash shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Përdoreni maskën 1-2 herë në javë.
Përbërësit: Aqua, Octyldodecanol, ButyrospermumParkii Butter, Glycerin, Glyceryl Stearate, Cetearyl Alcohol, Glyceryl Stearate Citrate, Panthenol, Tocopheryl Acetate, Glyceryl Linoleate, Glyceryl Oleate, Glyceryl Linolenate, Sodium Hyalyronate, Xanthan Gum, Caviar Extract, Saccharide Isomerate, Galactoarabinan, Alaria Esculenta Extract**, RhodiolaRosea Root ExtractWH, SorbusSibiricaExtractWH, JuniperusSibirica Needle ExtractWH, CetrariaNivalisExtractWH, Pinus Sibirica Needle ExtractWH, HesperisSibiricaExtractWH, AgrostisSibiricaExtractWH, Benzyl Alcohol, Ethylhexylglycerin, Parfum.
(*) – Nga produkte bujqësore organike .
(WH) – Ekstrakte organike nga bimë të egra siberiane .
(**) – Alga deti të egra nga ishujt Faroe .
Vëllimi 100 ml.