Copenhagen White Cedar conditioner , Balsam per floke me volum , per te gjitha llojet e flokeve .
Balsami prej kedrit të bardhë kujdeset për flokët tuaj duke ju dhënë atyre volum. Flokët do të shkelqejnë dhe do të krihen lehtësisht. Vitaminat, amonoacidet dhe mikroelementët që janë në thelb të përbërjes së këtij balsami ju sigurojnë edhe më shumë kujdes për bukurinë e flokëve tuaj. Fijet e lirit përmbajnë vitaminat A, B, dhe E si dhe acide yndyrore të pangopura, duke mundësuar që flokët ta ruajnë lagështinë nga rrënja deri në majë. Keratina e hidrolizuar ndihmon në përmirësimin e strukturës së flokut, duke ruajtur vëllimin e dëshiruar. Aminoacidet e mëndafshit ushqejnë flokët dhe riparojnë flokët e dëmtuar dhe të çrregullt, duke bërë që flokët të jenë më të butë dhe më të lëmuar. Algat e detit të ishujve Faroe janë të pasura me vitaminat A, B1, B2, B6, B12, C, E, si dhe me mikroelementë dhe me jod, dhe bëjnë të mundur që shendeti i flokëve të përmirësohet gjë që duket në gjithë gjatësinë e flokëve si dhe shkëlqimin dhe rrezatimin e tyre të natyrshëm. Barërat e egra siberiane përmbajnë vitamina, saponina, fitoncide dhe tanina, tërësia e të cilave bën që flokët të ushqehen dhe të ruajnë lagështinë në të gjithë gjatësinë e tyre, duke qenë gjithmonë të lëmuar dhe të mëndafshtë.
Udhëzimet e përdorimit: Pasi të lani flokët me shampo, vendosni një sasi të vogël balsami në flokët e lagur dhe të pastër. Shpërndajeni në mënyrë të njëtrajtshme nga rrënjët deri në majat e flokëve, mbajeni per 3-4 minuta dhe pastaj shpëlani flokët.
Përbërësit: Ingredients: Aqua, Cetearyl Alcohol, Cyclopentasiloxane, Behentrimonium Chloride, Glyceryl Stearate, Polyquaternium-37, Cetrimonium Chloride, Hydrolyzed Keratin, Silk Amino Acids, Alaria Esculenta Extract**, Pinus Sibirica Seed Oil, ThujaOccidentalis Extract*, LinumUsitatissimum Seed Oil*, RhodiolaRosea Root ExtractWH, Pinus Pumila Needle ExtractWH, CetrariaNivalisExtractWH, SorbusSibiricaExtractWH, JuniperusSibirica Needle ExtractWH, HesperisSibiricaExtractWH, AgrostisSibiricaExtractWH, Lauryl Glucoside, Bis-CetearylAmodimethicone, Citric Acid, Benzyl Alcohol, Benzoic Acid, Sorbic Acid, Cetrimonium Bromide, Parfum, CI 42090, CI 19140.
(*) – Nga produkte bujqλsore organike .
(WH) – Ekstrakte organike nga bimλ tλ egra siberiane .
(**) – Alga deti tλ egra nga ishujt Faroe .
Vëllimi 400ml.